• e premte, 20 dhjetor 2024

Më shumë se gjysma e amerikanëve nuk i besojnë qeverisë, sistemit gjyqësor dhe mediave

Më shumë se gjysma e amerikanëve nuk i besojnë qeverisë, sistemit gjyqësor dhe mediave

Uashington, 14 maj 2024 (MIA) - Besimi i amerikanëve në institucionet e tyre qeveritare ka rënë ndjeshëm dhe ky rezultat është më i dobët se niveli i besimit të ngjashëm në shumicën e vendeve të G7, mësohet nga sondazhi vjetor i publikuar së fundmi i Gallupit.

Përafërsisht 68 për qind e amerikanëve nuk i besojnë qeverisë së tyre. Ndërsa besimi në sistemin gjyqësor është në nivel edhe më të ulët dhe arrin në 42 për qind.

Edhe forcat e armatosura të SHBA-së, institucion tradicionalisht popullor, po përballen me rënie të besimit të publikut – nga 90 për qind në vitin 2021 në 81 për qind vitin e kaluar.

Anëtarët e G-7 janë demokracitë më të zhvilluara: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Gjithashtu, shumica e amerikanëve besojnë se qeveria shpenzon shumë për forcat e armatosura të vendit. Rreth 35 për qind mendojnë se shpenzimet për këtë janë shumë të larta, 29 për qind mendojnë se janë shumë të vogla, ndërsa 33 për qind mendojnë se janë optimale.

Ulet gjithashtu besimi në organizatat kishtare. Vitin e kaluar, 30 për qind e amerikanëve shprehën "shumë pak" besim në këto institucione, rezultati më i lartë që kur Gallup filloi të bënte këtë pyetje në vitin 1973.

Erozioni i besimit po ndodh edhe ndaj mediave. Më shumë se 40 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë besim shumë të ulët, veçanërisht ndaj gazetave dhe televizionit. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR