• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 9.000 të vdekur në dy tërmetet në Turqi dhe Siri

Më shumë se 9.000 të vdekur në dy tërmetet në Turqi dhe Siri

 

 

Ankara, 8 shkurt 2023 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi është rritur në 6.957, njoftoi Drejtoria për situata emergjente.

Punonjësit në urgjencë u përballën me një natë tjetër të ftohtë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e mijëra ndërtesave.

Të afërmit e viktimave iu bashkuan përpjekjes së shpëtimit në një nga qytetet më të goditura të Turqisë, ndërsa disa familje u ankuan se shërbimeve të shpëtimit u duhet shumë kohë për t'u përgjigjur në disa zona.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në Turqi në 10 provincat më të prekura.

Vendet në mbarë botën po dërgojnë ndihmë - ekipe të specializuara, qen gjurmues dhe pajisje.

Një pjesë e ndihmave ndërkombëtare po mbërrin në Siri, por qasja është i kufizuar për shkak të rrugëve të dëmtuara. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR