• e diel, 22 dhjetor 2024

Më shumë se 61,4 milionë votues do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Turqi të dielën

Më shumë se 61,4 milionë votues do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Turqi të dielën

Ankara, 26 mars 2024 (MIA) -  Gjithsej 61.441.882 votues do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars.

Për herë të parë do të votojnë 1.032.610 të rinj.  

Në zgjedhje do të marrin pjesë kandidatët e 34 partive politike dhe në vend do të hapen mbi 206 mijë vendvotime.

Do të zgjidhen kryetarët e 81 qendrave rajonale, si dhe 973 qyteteve më të vogla dhe mbi 50 mijë kryetarë bashkish.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan do të votojë në shkollën Safet Çebi të Stambollit si zakonisht. Ai pritet të qëndrojë në Stamboll deri në mbrëmje dhe më pas të niset drejt kryeqytetit Ankara. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR