• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Më shumë se 6.600 emigrantë humbën jetën në vitin 2023 në rrugën detare drejt Spanjës

Më shumë se 6.600 emigrantë humbën jetën në vitin 2023 në rrugën detare drejt Spanjës

Madrid, 9 janar 2024 (MIA) - Më shumë se 6.600 emigrantë kanë humbur jetën vitin e kaluar duke u përpjekur të arrinin në Spanjë me varkë, sipas organizatës jofitimprurëse spanjolle "Kaminando fronteras".

Në vitin 2022 organizata vuri në dukje se jetën e kanë humbur 2,390 njerëz.

Viti i kaluar 2023 ishte viti më vdekjeprurës i regjistruar që nga viti 2007, thanë ata.
Shumica e njerëzve, 6.618 prej tyre, vdiqën në të ashtuquajturën rrugë të Atlantikut, në shtrirjen nga bregu i Afrikës Perëndimore deri në Ishujt Kanarie të Spanjës.

Midis tyre ishin 363 gra dhe 384 fëmijë. "Kaminando Fronteras" mbledh të dhëna nga dëshmitë e familjes dhe statistikat e shpëtimit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Spasnjës informoi se në brigjet e vendit me anije arritën një rekord prej 55,618 emigrantësh. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se ë vitin 2022 dhe shumica e tyre erdhën nëpërmjet rrugës së Atlantikut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR