• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Më shumë se 300 roje kufitare të Mjanmarit kanë dezertuar në Bangladesh

Më shumë se 300 roje kufitare të Mjanmarit kanë dezertuar në Bangladesh

Nju-Delhi, 8 shkurt 2024 (MIA) - Më shumë se 340 anëtarë të policisë kufitare të Mjanmarit kanë dezertuar në Bangladeshin fqinj gjatë përleshjeve me kryengritësit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit Hasan Mahmud sot deklaroi se nga dje në vend kanë hyrë 340 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe se Bangladeshi diskuton me autoritetet në Mjanmar se ç'farë të bëjë me to.

Policia kufitare e Bangladeshit këtë javë kumtoi se pothuajse qindra pjesëtarë të policisë kufitare të Mjanmarit kanë dezertuar dhe ikur në vend për shkak të përleshjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe kryengritësve lokal.

Personat zyrtarë thanë se policët u çarmatosën dhe u dërguan në vend të sigurt.

Zëdhënësi i forcave kufitare të Bangladeshit, Shariful Islam, atëherë deklaroi se ushtarët e Mjanmarit kanë ikur nga përleshjet me "Armatën Arakaneze" në shtetin Rakin të Mjanmarit, i cili kufizohet me Bangladeshin.

Armata e Arakanit është krahu ushtarak i pakicës etnike Rakin, e cila po kërkon autonomi dhe një pjesë të lidhjes së ushtrisë kryengritëse të pakicave etnike të cilët  u nisën në ofensivën në fund të tetorit, duke e pushtuar territorin në pjesën verilindore të Mjanmarit e cila kufizohet me Kinën.

Konflikti në Mjanmar zgjat nga shkurti i vitit 2021, kur ushtria e ndërmori pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike e Aung San Su Çi me grusht shtet që shkaktoi protesta të mëdha të cilët u shtypën me forcë nga junta e tyre ushtarake.

Bangladeshi ndan një kufi prej 270 kilometrash me Mjanmarin dhe është shtëpia e rreth një milion refugjatëve myslimanë rohinxhë nga Mjanmari me shumicë budiste. Në gusht të vitit 2017, armata e Mjanmarit filloi një operacion ushtarak kundër tyre pasi kryengritësit lokalë sulmuan ushtarët. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR