• e hënë, 01 korrik 2024

Më shumë se 30 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Brazil, 60 persona rezultojnë të zhdukur

Më shumë se 30 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Brazil, 60 persona rezultojnë të zhdukur

Brazil, 3 maj 2024 (MIA) - Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Brazilin jugor, 30 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa rreth 15.000 banorë janë evakuuar.

Diga hidroelektrike në shtetin brazilian Rio Grande do Sul është shembur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet disaditore të mëdha të shiut, ndërsa të paktën 500.000 persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pastër, njofton Bi-Bi-Si.

Në aksionin për kërkim dhe shpëtim janë përfshirë edhe helikopterë, ndërsa në disa lagje banorët janë ngjitur në kulmin e shtëpive të përmbytura të tyre. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR