• e diel, 23 shkurt 2025

Më shumë se 200 komuna kanë lidhur marrëveshjet për mjete financiare për projekte infrastrukturore

Më shumë se 200 komuna kanë lidhur marrëveshjet për mjete financiare për projekte infrastrukturore

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Më shumë se 200 komuna kanë lidhur marrëveshjet me të cilat duhet të marrin mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore, ndërsa vetëm dy do të duhet të shpallen përsëri për shkak të problemeve teknike, deklaroi sot ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski.

"Jemi të kënaqur me punën e pushtetit lokal, sepse më shumë se 200 nga gjithsej 288 projekte që janë kontraktuar për të marrë fonde nga buxheti qendror, tashmë janë nënshkruar kontrata dhe do të hyjnë në fazën e zbatimit. Vetëm dy nga këto 288 kontrata do të duhet të rishpallen për shkak të problemeve teknike me furnizimin publik. Presim që me përmirësimin e kushteve atmosferike, ndërtim dhe zgjerim ekonomik në tërë territorin”, ka thënë Perinski në një deklaratë për media në Shtip para takimit të dytë konsultativ për Propozim-amandamentet e Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Thirrja e re pritet të shpallet në fillim të shkurtit, ndërsa më parë në javën e fundit të janarit të kalojë në mbledhje të qeverisë.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR