Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës në Zimbabve
- Ministria e Shëndetësisë së Zimbabves njoftoi sot se në vend janë regjistruar më shumë se tetë mijë raste të kolerës, ndërsa në shkurt kanë humbur jetën 152 persona nga kjo sëmundje.
- Post By Fami Bajrami
- 16:19, 20 nëntor, 2023

Harare, 20 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Zimbabves njoftoi sot se në vend janë regjistruar më shumë se tetë mijë raste të kolerës, ndërsa në shkurt kanë humbur jetën 152 persona nga kjo sëmundje.
Epidemia e kolerës në Zimbabve muajin e kaluar është përhapur nga kushtet e dobëta sanitare në qytetet dhe lagjet e varfëra në kryeqytetin Harare.
Në vend janë regjistuar mbi 500 raste në javë në nëntor, që është numri më i madh që nga shkurti, njoftoi Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
"Kolera tashmë është regjistruar në të gjitha dhejtë provincat e vendit", deklaroi ministri i Shëndetsisë, Daglas Mombeshora.
Epidemia në Zimbabve po përhapet nga zonat urbane në rurale, duke vendosur në rrezik më shumë se dhjetë milionë njerëz, përfshirë pesë milionë fëmijë, kumtoi Kryqi i Kuq. Në kumtesë thuhet se shkaktar kryesor i epidemis është higjiena e dobët. si/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s