• e shtunë, 23 nëntor 2024

Më shumë se 100 të vdekur në zjarrin që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior

Më shumë se 100 të vdekur në zjarrin që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior

Bagdad, 27 shtator 2023 (MIA) - Të paktën 100 persona humbën jetën, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur në  zjarrin që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior.

Bi-Bi-Si lajmëroi se dasma në vendin Al-Hamdanija, në provincën Ninevija, në Irakun verior, ka pasur qindra mysafirë kur mbrëmë vonë shpërtheu zjarri dhe e përfshiu objektin ku mbahej festimi.

Aresyeja e zjarrit ende nuk është konfirmuar, por informacionet e para tregojnë se zjarri është shkaktuar pas ndezjes së fishekzjarrëve.

Në raportet e para të mediave irakiane citohej se nusja dhe dhëndri kanë humbur jetën në zjarr, por më vonë agjencia Nina lajmëroi se ata kanë mbijetuar, por janë dërguar në spital me djegie.

Në fotografinë e publikuar nga agjencia janë treguar dhjetëra zjarrfikës që po luftonin me zjarrin dhe imazhet e mediave lokale të postuara në mediat sociale treguan mbetje të djegura në sallën ku u mbajt festimi.

"Zjarri shkaktoi shembjen e disa pjesëve të sallës ku u mbajt festimi, pasi ajo ishte ndërtuar me materiale ndërtimi shumë të ndezshme dhe të lira që u shembën brenda disa minutave nga zjarri", njoftoi  Drejtoria irakiane për Mbrojtje Civile.

.Agjencia gazetareske shtetërore INA citon se të paktën 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa 150 janë lënduar.

Zëvendësguvernatori i Ninevisë, Hasan al Alak, për mediat britanike tha se është konfirmuar vdekja e 113-të personave.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalet e provincës, tha guvernatori për Agjencinë INA dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve dhe të lënduarve nuk është përfundimtar dhe mund të rritet. sa/

foto: Skrinshot Skaj Njuz

 

QËNDRONI TË LIDHUR