• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë marrë pjesë në protestat në Francë

Më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë marrë pjesë në protestat në Francë

Paris, 14 prill 2023 (MIA) – Në Francë dje, në ditën e 12-të të protestave kundër reformave në sistemin pensional, sipas të dhënave të Konfederatës së Përgjithshme të Sindikatës së Punonjësve, kanë marrë pjesë mbi 1.5 milionë njerëz.

Ndërsa Ministria franceze e Punëve të  Brendshme pretendon se në aksione dhe protesta kanë marrë pjesë 380 mijë njerëz. 

Sindikata dhe MPBja franceze gjithashtu nuk pajtohen për numrin e protestuesve në Paris. Sipas organizatorit të protestave në rrugët e Parisit dje kanë dalë 400.000 persona, ndërsa sipas autoriteteve kanë marrë pjesë vetëm 42.000 persona. 

Në disa vende në Paris protestuesit dhe policia u përleshën. Protestuesit  u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Bankës Qendrore, por nuk arritën. Paraprakisht protestuesit hanë në selinë e gjigantit të modës Luj Viton.

Këshilli Kushtetues francez so do të deklarohet për reformat pensionale. Qeveria reformat i prezantoi në janar, ndërsa një muaj më vonë filloi debari në Kuvend. Reformat parashikojnë një rritje të moshës së pensionit nga 62 në 64 deri në vitin 2030,  dhe të paktën 43 vite stazh për pension të plotë. ar/

 Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR