• e hënë, 08 korrik 2024

Disa lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Disa lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Pa energji elektrike nesër nga ora 06:00 deri në ora 9:00 do të jetë pa rrymë objekti i "Implast" që gjendet në rrugën "500" nr.2b në fshatin Marino.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 14:00 pa rrymë do të jenë përdoruesit nga rruga “Mavrovska” nr.2 në lagjen Hrom, ndërsa nga ora 13:00 deri në 15:00 objektet që ndodhen prapa kazinos “King" në Stenkovec.

Të premten, pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në 9:30, do të jenë përdoruesit nga rruga “Demir Trajko” nr.30 dhe qendra tregtare Alumina.

Ndërprerjet, siç njoftojnë nga QRMK – Shkup, janë për shkak të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR