Më së shumti shi ra në Gjurishte, shtresa më e lartë e borës në Kodër të Diellit
- Në 24 orët e fundit më së shumti shi, 3 litra në metër katror, ra në Gjurishte, ndërsa nga 1 në Shkup-Petrovec, Vinicë, Demir Kapi. Shtresë më të lartë të borës, 10 cm, ndërkaq ka në Kodër të Diellit, 5 në Hanet e Mavrovës, ndërsa 1 cm në Gjurishte.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:26, 4 tetor, 2025
Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit më së shumti shi, 3 litra në metër katror, ra në Gjurishte, ndërsa nga 1 në Shkup-Petrovec, Vinicë, Demir Kapi. Shtresë më të lartë të borës, 10 cm, ndërkaq ka në Kodër të Diellit, 5 në Hanet e Mavrovës, ndërsa 1 cm në Gjurishte.
Në mëngjes më ftphtë ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsiu, -2 në Llazaropole, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 0 në Tetovë, Ohër dhe Pretor, 1 në Manastir, 2 në Kriva Pallankë dhe Berovë, 3 në Vinicë, 4 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip dhe Kumanovë, 6 Dhkup-Petrovec, Veles, kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë, ndërsa më ngrohtë ishte në Gjevgjeli ku është matur temperaturë prej 8 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri 15 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijëd eri 13 gradë Celsius. ab/
Fotо: МIА arkivi