Më së shumti shi në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, moti sot me vranësira rë ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë 26 litra dhe në Hanet e Mavrovës 23 litra në një metër katror, informon DPHM.
- Post By Sara Ademi
- 09:43, 25 prill, 2025
Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë 26 litra dhe në Hanet e Mavrovës 23 litra në një metër katror, informon DPHM.
Sipas matjeve deri në orën 8 të mëngjesit, në 24 orët e fundit 14 litra shi janë matur në Shkup-Petrovec, 13 në Ohër dhe Manastir, 11 në Kodrën e Diellit, 8 në Kriva Pallankë, Pretor dhe Topollçan, 7 në Lazaropole, 3 litra në Berovë, 2 në Shkup - Zajçev Rid, Kumanovë, Prilep dhe Pozharane dhe 1 litër në Tetovë dhe Demir Kapi.
Për sot DPHM parashikon mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave.
"Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave, erës së fortë dhe paraqitjes së izoluar të breshërit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri në 26 gradë", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s