• e martë, 08 tetor 2024

Më së shumti reshje të shiut në Gjurishtë dhe Veles, mot i ndryshueshëm dhe me shi gjatë gjithë javës

Më së shumti reshje të shiut në Gjurishtë dhe Veles, mot i ndryshueshëm dhe me shi gjatë gjithë javës

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Më së shumti shi sot ka rënë në Gjurishtë - 24 l/m2, ndërsa pas reshjeve ka rënie edhe të temperaturave të ajrit. Më nxehtë sot ka qenë në Ohër, Manastir dhe Kavadar, ku është matur 22 gradë. Mot me shi do të vazhdojë deri në fund të javës.

Deri në orën 17 në Veles ka rënë 11 l/m2, në Gjevgjeli - 9, në Shtip - 8, në Kriva Pallankë, Kavadar dhe Vinicë - 7, në Shkup-Zajçev Rid - 6, në Kodrën e Diellit dhe Krushevë - 5, në Tetovë - 4, në Strumicë dhe Prilep - 3, në Ohër dhe Topolçan - 2, ndërsa më së paku shi ka pasur në Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole.

Moti deri në fund të ditës do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm, i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në mëngjes dhe me paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të Vardarit erë kohëpaskohe e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 18 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të mbajë pjesërisht i vranët, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Të enjten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa nga e premtja priten reshje të reja shiu dhe bubullima lokale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR