Më së shumti reshje shiu gjatë 24 orëve të kalaura ka rënë në Kumanovë
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë - 17 litra për metër katror, pastaj në Tetovë - 8, në Shkup-Petrovec dhe në Dibër - 5, në Demir Kapi - 3 në Kriva Pallankë, Ohër, Berovë, Strumicë dhe Krushevë, një litër për metër katror, njoftojnë sot në mëngjes nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë - 17 litra për metër katror, pastaj në Tetovë - 8, në Shkup-Petrovec dhe në Dibër - 5, në Demir Kapi - 3 në Kriva Pallankë, Ohër, Berovë, Strumicë dhe Krushevë, një litër për metër katror, njoftojnë sot në mëngjes nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga aty theksojnë se vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve maten në vendet për matjen e shiut të DPHM-së, por për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e sedimentit ujor që ka rënë ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më i lartë se ai i matur.
Sot në mëngjes moti në vend është me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa vend fryn erë e lehtë nga një drejtim i ndryshueshëm.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Lokalisht do të ketë kushte për një stuhi të shkurtër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 33 gradë. UV=7
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullimë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s