• e martë, 01 tetor 2024

Më së ftohti në Berovë dhe Lazaropole, më së ngrohti në Gjevgjeli

Më së ftohti në Berovë dhe Lazaropole, më së ngrohti në Gjevgjeli

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Në Berovë dhe Lazaropole sot në mëngjes janë matur dy, ndërsa në Kodrën e Diellit zero gradë, kumtoi DPHM.

Temperatura në Shkup është shtatë gradë, ndërsa më së ngrohti është në Gjevgjeli 12 gradë.

Gjatë natës moti ka qenë i kthjellët, ndërsa sot në mëngjes me diell dhe ftohtë. Frynte erë e lehtë deri mesatare veriore dhe veriperëndimore.

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore, e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet. Temperatura maksimale do të arrijë nga 18 deri 25 gradë.

Në Shkup kryesisht mot me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR