• e hënë, 27 janar 2025

Më ftohtë në Manastir, Prilep dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë në Manastir, Prilep dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 25 janar 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm, më ftohtë është në Manastir, Prilep dhe Berovë, ku temperatura minimale ka qenë -4 gradë Celsius, ndërsa më ngrohta në Krushevë dhe Gjevgjeli, ku janë shënuar 3 gradë Celsius, njoftoi DPHM.

Në Tetovë dhe Strumicë temperatura minimale është -2, në Shkup-Petrovec dhe Kavadar - 1, pastaj në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, Pretor, Veles, Shtip, Demir Kapi - 0 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Ohër, Vinicë, Hanet e Mavrovës dhe në Kodrën e Diellit temperatura minimale është 1 gradë Celsius dhe në Kumanovë 2 gradë Celsius.

Shtresa më e madhe e borës është në Kodrën e Diellit - 40 centimetra, pastaj në Hanet e Mavrovës - 31, Krushevë - 15 dhe Manastir - 10.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Në mëngjes në disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe kryesisht qetë gjatë ditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR