• e hënë, 27 janar 2025

Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Manastir dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli, ku janë matur 4 gradë Celsius.

Siç informojnë nga DPHM, në Prilep temperatura minimale është -3, përderisa -2 gradë Celsius janë matur në Tetovë, Shtip, Kavadar dhe Ohër. Në Llazaropole dhe Kriva Pallankë temperatura minimale është -1, në Strumicë, Kumanovë, Dibër, Pretor, Dmeir Kapi është 0, në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Veles 1, në Kodër të Diellit 2 dhe në Vinicë dhe Krushevë janë matur 3 gradë Celsius.

Shtresë më të lartë bore ka në Kodër të Diellit - 38 cm, më pas në hanet e Mavrovës - 29, në Krushevë - 11 dhe në Manastir - 9.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell, ndërsa nëpër lugina me mjegull dhe vranësira të ulëta. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura makasimale do të jetë në inteval prej 6 deri 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i qetë, paradite me mjegull. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR