• e martë, 20 janar 2026

Më ftohtë në mëngjes në Berovë, 24 centimetra borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë në mëngjes në Berovë, 24 centimetra borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Edhe sot temperaturë më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë. Siç informojnë nga DPHM, -5 gradë Celsius janë evidentuar në Berovë, -4 në Strumicë, Manastir, -3 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Tetovë, -2 në Prilep, Veles, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Pretor, Kodrën e Diellit, Kavadar, Hanet e Mavrovës, 0 - Dojran, Kriva Pallankë, Kumanovë, krushevë, 1 - Gjevgjeli, Ohër, 2 - Vinicë, 4 - Gjurishte.

Deri në orën shtatë të mëngjesit, lartësia e shtresës së dëborës në Kodrën e Diellit arrinte 24 centimetra, 9 në Krushevë, Hanet e Mavrovës.

Sipas sinoptikëve, moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me periudha me diell. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temepratura maksimale pritet të jetë në interval prej 6 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup, gjithashtu, pritet moti të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë, do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temepratura maksimale sipas njoftimeve do të arrijë deri në 9 gradë Celsius. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR