• e martë, 15 tetor 2024

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 22 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me paraqitje të vranësirave lokale.

Në disa zona do të ketë kushte me mjegull të dobët ose vranësira të vogla. Nga dita e enjte do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën reshje të kohëpaskohshme lokale. Temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR