Më ftohtë në Kodër të Diellit, Manastir dhe Kriva Pallankë
- – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -12 gradë, pas çka vijojnë me -10 në Berovë, -9 Kriva Pallankë, -8 Gjurishtë, -7 Shkup – Petrovec, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, -6 Krushevë dhe Vinicë. Në Veles, Pozharan dhe Topollçan, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) regjistroi -5 gradë Shkup – Zajçev Rid, Prilep dhe Shtip, -4 Pretor, -3 Strumicë, Ohër, Kavadar, Tetovë dhe Manastir -2, Demir Kapi -1, ndërsa në Gjevgjeli 1 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 10:28, 19 janar, 2026
Shkup, 19 janar 2026 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit, ku në orën 7 janë matur -12 gradë, pas çka vijojnë me -10 në Berovë, -9 Kriva Pallankë, -8 Gjurishtë, -7 Shkup – Petrovec, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, -6 Krushevë dhe Vinicë. Në Veles, Pozharan dhe Topollçan, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) regjistroi -5 gradë Shkup – Zajçev Rid, Prilep dhe Shtip, -4 Pretor, -3 Strumicë, Ohër, Kavadar, Tetovë dhe Manastir -2, Demir Kapi -1, ndërsa në Gjevgjeli 1 gradë.
Në Kodër të Diellit ka 24 centimetra borë, 7 në Hanet e Mavrovës, 4 në Krushevë.
Siç njoftoi DPHM, sot në mëngjes moti ishte me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 0 deri 6 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 4 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s