Më ftohtë në Berovë, më nxehtë në Hanet e Mavrovës dhe Vinicë
- Mëngjesi i sotëm është më i ftohtë në Berovë, 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 10 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Vinicës.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:35, 3 nëntor, 2025
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Mëngjesi i sotëm është më i ftohtë në Berovë, 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 10 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Vinicës.
Sipas DPHM-së, në orën 8:30, 4 gradë janë matur në Strumicë dhe Manastir, 5 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles dhe Shtip, 6 në Tetovë, Gjevgjeli, Prilep, Demir Kapi dhe Kodrën e Diellit, 7 në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Lazaropole, Kavdar dhe Pretor, 8 në Krushevë dhe 9 në Ohër.
Sot, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe kushte për bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri 21 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 18 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s