Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Vinicë
- Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale 7 gradë janë matur në Vinicë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:33, 25 nëntor, 2025
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale 7 gradë janë matur në Vinicë.
Sipas DPHM-së, në orën 8:30, 1 gradë është matur në Strumicë dhe Kriva Pallankë, 2 në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Prilep, 4 në Gjevgjeli, Shtip, Kavadar dhe Hanet e Mavrovës, si dhe 5 gradë në Demir Kapi.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginë kohëpaskohe e fortë nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s