Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Ohër
- – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalisht 5 gradë janë matur në Ohër.
- Post By Fitore Curri
- 09:25, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor2025 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalisht 5 gradë janë matur në Ohër.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, -1 gradë është në Llazaropolë, - në Shkup – Petrovec, Tetovë, Manastir, Demir Kapi dhe Strumicë, 1 në Kriva Pallankë, Prilep, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, 2 në Veles, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli dhe Kodër të Diellit, 3 në Shkup – Zajçev Rid dhe Krushevë, si dhe 4 në Pretor dhe Vinicë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë edhe 3 litra shi në njësi sipërfaqe në Shkup – Petrovec dhe Kodër të Diellit, 2 në Kriva Pallankë dhe Pretor, si dhe 1 në Shkup – Zajçev Rid dhe Tetovë.
Sot në disa lugina ka paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 15 deri 20 gradë.
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginave me mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s