Më ftohtë dhe më shumë shi në Kodrën e Diellit
- Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, tre gradë, ku kanë rënë dhe reshje më të mëdha të shiut në 24 orët e fundit, 86 litra për metër katror.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:54, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, tre gradë, ku kanë rënë dhe reshje më të mëdha të shiut në 24 orët e fundit, 86 litra për metër katror.
Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur 7 gradë në Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Krushevë, 8 në Strumicë, 9 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 10 në Kumanovë, Tetovë, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Gjevgjeli, Veles, Shtip dhe Kavadar, 11 në Prilep, Pretor, Vinicë në Ohër dhe 12 në Demir Kapi dhe Manastir.
Deri në orën 08:30, kanë rënë 57 litra shi për njësi sipërfaqeje në Kriva Pallankë, 55 në Hanet e Mavrovës, 43 në Lazaropole dhe Tetovë, 38 në Kumanovë, 37 në Shkup - Petrovec, 33 në Shkup - Zajçev Rid, 31 në Gjurisht[, 28 në Vinicë, 21 në Veles, 20 në Shtip dhe Krushevë, 9 në Kavadar, 8 në Prilep, 7 në Demir Kapi, 6 në Berovë dhe Manastir, 5 në Pretor, 4 në Gjevgjeli dhe 2 në Strumicë.
Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i vrenjtur me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, vende-vende më të dendura dhe i rrëmbyeshëm me kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla. Pasdite reshjet do të ndalen, ndërsa vranësira do të zbehet. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi perëndimor dhe verilindor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 19 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të dendur. Pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga veriu.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s