• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës

Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës

Prishtinë, 8 mars 2024 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) ka vendosur sot për votimin e shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës, në të cilën shumica janë serbë, që do të mbahet më 21 prill, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

KQZ-ja kosovare në seancën e sotme, me tetë vota "për" dhe dy "të përmbajtur" e ka pranuar rekomandimin e Sekretariatit të tij, të marra pas kontrollit të nënshkrimeve të peticioneve të dorëzuara në kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Mitrovicë të Veriut.

Kryetarët aktual të komunave, të nominuar nga partitë shqiptare të Kosovës, u zgjodhën në zgjedhjet speciale të prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb.

Procesi i votimit për shkarkimin e kryetarit të komunës është shpjeguar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale. Votimi për këtë çështje duhet të mbahet jo më vonë se 45 ditë pas konfirmimit se është plotësuar kuota prej 20 për qind të nënshkruesve të peticionit për të nisur votën për shkarkimin e kryetarëve të komunave.

Nëse 50 për qind + një nga qytetarët në listat zgjedhore votojnë për shkarkimin e kryetarit, atëherë konsiderohet se ai është shkarkuar nga detyra. Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Nëse gjatë votimit nuk arrihet numri prej 50 për qind, iniciativa konsiderohet e dështuar dhe, sipas Udhëzimit Administrativ, një iniciativë e ngjashme mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

Prillin e kaluar serbët e Kosovës i bojkotuan zgjedhjet lokale në katër komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicën serbe, pas së cilës me pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve fituan kandidatët e partive shqiptare.

Hyrja e kryetarëve të rinjë të komunave me ndohmën e policisë në ndërtesat e komunave në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në maj  të vitit të kaluar shkaktoi protesta të serbëve atje, gjatë të cilave pati edhe përleshje mes demonstruesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që kryetarët e komunave të japin dorëheqjen dhe të organizojnë zgjedhje të reja lokale në të cilat do të garantohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës. Megjithatë, Qeveria e Albin Kurtit refuzoi shkarkimin e tyre dhe mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi votuesit votuan për shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës për mos përmbushjen e kërkesave të tyre dhe kanë thënë se do t'i heqin ato pasi të mbahen zgjedhjet demokratike në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e popullatës serbe. Sanksionet janë ende në fuqi. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR