• e martë, 24 dhjetor 2024

Më 15 tetor do të publikohen institucionet të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike

Më 15 tetor do të publikohen institucionet të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) – Të gjitha komunat dhe ndërmarrjet publike në kuadër të komunave, por edhe në kuadër të pushtetit qendror, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, bëjnë 20 për qind harxhime më të mëdha në buxhetet, të cilat i mbushin qytetarët dhe do të bëhen publike një nga një më 15 tetor, e unë do të kërkoj nga Qeveria përgjegjësi dhe personat udhëheqës të sqarojnë pse kanë kaluar në furnizues të fundit, tha sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai është decid se para për energjensa do të ketë, por po bëhen përpjekje maksimale që të ketë harxhime sa më të vogla dhe në vend të 2.000 eurove për 1.000 metra normal kubë, të paguhet më pak. “Momentalisht çmimet e bursave për neve dhe ekonominë nuk janë të pranueshme. Po bëjmë tentime që të negociojmë në mënyrë bilaterale, të dakordojmë çmime të pranueshme. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të ketë marrëveshje”, nënvizoi Bekteshi në emisionin Top Tema në TV Telma. Ministri theksoi se ka hapsirë që t’u ndihmohet shkollave lidhur me furnizimin me energji elektrike, ndërsa për ndërmarrjet publike edhe njëherë dërgoi porosi se duhet t’i respektojnë masat për kursim. “Tashmë kemi të dhëna për nevojat për energji elektrike të shkollave fillore dhe të mesme prej 1 nëntorit deri nga fundi i marsit i vitit 2023. Ky është konsum prej rreth dhjetë gigavatë orë. Do të kemi hapsirë që t’u ndihmojmë. Konsumi te ndërmarrjet publike është 90 gigavatë orë. Në fillim duhet ta zvogëlojmë konsumin dhe t’i respektojmë masat për kursim, pasi ashtu do të kemi mundësi t’i furnizojmë të gjithë me çmim të rregulluar. Lidhur me klinikat, një pjesë e madhe furnizohet drejtpërdrejtë nga EMV, institucionet e pushtetit qendror poashtu. Dëshirojmë t’u ndihmojmë edhe komunave, por duhet fillimisht të japim kontribut në kursimin”, tha Bekteshi. Në pyetjen nëse ndjen përgjegjësi morale për situatën me krizën energjetike, ministri u përgjigj se me kohë janë bërë të gjitha hapat e nevojshëm. “Përveç sigurimit të derivateve, rrymës dhe energjisë termike, puna jonë është edhe të kujdesemi për buxhetin e qytetarëve. Për mua, e posaçërisht për EMV-në, do të ishte më së lehti nëse blenin rrymë dhe gaz natyror me çmime kur ishin më të larta. Përsëri do të them, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, në të vërtetë edhe të gjitha mundësitë janë shfrytëzuar. Tani po shqyrtohen ofertat dhe është zgjedhur më e pranueshmja. Do të harxhonim në muaj 120 milionë euro për furnizim të gazit natyror. E njejta vlen edhe për rrymën dhe derivatet tjera. Për tregun e rregulluar, nuk kishte nevojë të blenim, ndërsa tani fitojmë në orët e mbrëmjes”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në emisionin Top Tema në TV Telma. bsh/ 

QËNDRONI TË LIDHUR