• e martë, 19 nëntor 2024

LD: Punësimet në Korridorin 8 defokusim, Artan Grubi të punësojë e avansojë shqiptarët në administratën e shtetit!

LD:  Punësimet në Korridorin 8 defokusim, Artan Grubi të punësojë e avansojë shqiptarët në administratën e shtetit!

17 shtator 2023 

Në 20 vitet e kaluar nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës kanë dalë mbi 15 mijë juristë e ekonomistë, ndërkaq inxhinier ndërtimi pothuaj në numër simbolik. Këto të dhëna, si Lëvizje Demokratike, i japim në kontekstin e deklaratës së Artan Grubit për 2 mijë punësime në Bechtel Enka për të punuar në Korridorin 8. Atëherë del se në këto punësime do të ketë vetëm punëtorë krahu (ndoshta edhe me fakultete), sepse inxhinierë shqiptarë të ndërtimit vështirë se do të gjinden. Edhe Grubi e din se midis këtyre 2 mijë të punësuar do të ketë edhe maqedonas të deklaruar si “shqiptarë”, sepse akoma ka punësime të tilla që arsyetohen me atë “balanserin” e famshëm për punësim të “shqiptarëve”. 

Në kontekstin e punësimeve, duhet potencuar se në vitin 2022 në administratën shtetërore janë punësuar gjithsej 382 shqiptarë, kurse në vitin 2023 (deri në këtë muaj) vetëm 124. Në të kaluarën, sa për informim të Grubit, dinamika për arritjen e përqindjes ka qenë rreth 1500 shqiptarë në vit. Ndonëse ministri i Financave është shqiptar, nuk lejohen punësime në institucionet shtetërore. 

Pra çështja e punësimeve në ndërtimin e Korridorit 8, sa u përket shqiptarëve, paksa do të jetë problematike, sepse të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, që moti kanë ikur në shtete të ndryshme në kërkim të një jete më të mirë. Kjo tregon se Grubi gënjen për përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve dhe se i paktë do të jetë numri shqiptarëve në ata 2000 që pritet të angazhohen për punët në një pjesë të Korridorit 8 që fillon nga Gostivari në drejtim të Kërçovës. 

Lëvizja Demokratike

________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR