Lutkov: Me 2,5 milionë denarë fillon mbrojtja e përkohshme e "Makedoniumit", ndërsa po punohet në projekt për rikonstruimin e tij të plotë
- – Menjëherë do të fillojë mbrojtja e përkohshme e “Makedoniumit” në Krushevë, ndërsa deri në mes të vitit të ardhshëm do të jetë gati projekti për rikonstrumin e plotë të përmendores nga kategoria e parë “Ilinden” ose “Makedoniumi” më i njohur në Krushevë.
- Post By Fitore Curri
- 16:01, 11 shtator, 2025
Krushevë, 11 shtator 2025 (MIA) – Menjëherë do të fillojë mbrojtja e përkohshme e “Makedoniumit” në Krushevë, ndërsa deri në mes të vitit të ardhshëm do të jetë gati projekti për rikonstrumin e plotë të përmendores nga kategoria e parë “Ilinden” ose “Makedoniumi” më i njohur në Krushevë.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ndau 2,5 milionë denarë për mbrojtjen e përkohshme nga rrjedhja në “Makedonium”. Paralelisht do të punohet në projektin për rikonstruimin e plotë të përmendores. Këtë e konstatuan ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zona Lutkov dhe kompetentët nga Enti dhe Muzeu në Prilep gjatë mbikëqyrjes së sotme të situatës në Përmendoren në Krushevë. Shiu i sotëm e theksoi nevojën nga intervenimi urgjent që të ndërpritet, së pari, rrjedhja në “Makedonium”.
Sipas ministrit Lutkov, paratë prej 2,5 milionë denarë janë nga programi i këtij viti i Ministrisë.
“Ministria në programin e saj për vitin 2025 ka siguruar 2,5 milionë denarë për mbrojtje të përkohshme të ‘Makedoniumit’, veçanërisht në pjesët ku është parë se rrjedh. Ajo është mbrojtje intervenuese, ose, e përkohshme deri në përgatitjen e projektit të ri në të cilin momentalisht bëhet fjalë për rikonstruim të plotë dhe konservim të ‘Makedoniumit’”, deklaroi ministri Zoran Lutkov. fc/