• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lutkov: Ende nuk ka lajm nga Prokuroria për shpenzimin e parave të buxhetit nga ana e ish ministres së Kulturës

Lutkov: Ende nuk ka lajm nga Prokuroria për shpenzimin e parave të buxhetit nga ana e ish ministres së Kulturës

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot potencoi se ende nuk ka lajme nga Prokuroria Publike lidhur me gjoja keqpërdorimin e parave të buxhetit nga ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.  

“Jo, ende nuk kemi lajme nga Prokuroria Publike. I gjithë dokumentacioni është dërguar. Kur do të na njoftojnë, sipas gjitha gjasave do ta dini edhe ju”, deklaroi Lutkov gjatë vizitës së tij në IK Opera dhe Baleti Kombëtar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. 

VMRO-DPMNE-ja e akuzoi ish ministren Bisera Kostadinovska Stojçevska se ka shfrytëzuar para të buxhetit për qëllime private gjatë udhëtimit të saj zyrtar në Londër në tetor të vitit të kaluar. Menjëherë pastaj edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi lëndë në bazë të zërave. Kostadinovska Stojçevska në konferencë për media theksoi se do të mbajë përgjegjësi nëse konfirmohet parregullsi , ndërsa në të kundërtën paralajmëroi padi kundër VMRO-DPMNE-së. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR