• e mërkurë, 02 tetor 2024

Lupço Palevski Pallço dërgohet në burgun hetues të Shutkës

Lupço Palevski Pallço dërgohet në burgun hetues të Shutkës

Shkup, 15 maj 2014 (MIA) - Lupço Palevski Pallço sonte me përcjellje policore është dërguar në burgun hetues të Shutkës, pasi gjatë ditës ka ateruar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit me fluturim të rregullt Stamboll- Shkup, konfirmoi për MIA-n drejtori i burgut Filip Andov.

Ai pritet të merret në pyetje para gjykatësit hetues dhe të mbahet në paraburgim 30 ditor në qeli të posaçme, ku do të jetë nën regjim të veçantë të sigurisë, pa kontakte me të arrestuarit e tjerë.

Palevski akuzohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska më 27 nëntor 2023 dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Ai vitin e kaluar u arrestua më 6 dhjetor në Balikesir të Turqisë në tentim për t'u arratisur.

Palevski më shumë se pesë muaj ka qenë në paraburgim ekstradimi gjashtëmujor në Turqi.

Për bashkëpunim në vrasje akuzohen edhe Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup. Në paraburgim gjenden edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin.

Me masa kujdesi për këtë rast është edhe Stefan Dimovski, shoferi i të dyshuarit të parë për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR