• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lulzim Osmani u zgjodh kryetari i odës regjionale të zejtarëve në Gostivar

Lulzim Osmani u zgjodh kryetari i odës regjionale të zejtarëve në Gostivar

Gostivar, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Në seancën e mbrëmshme të Kuvendit themelues, delegatët zgjodhën Lulzim Osmanin për kryetar të Odës regjionale të zejtarëve -Gostivar për një mandat katërvjeçar.

Osmani ishte i vetmi kandidat, për të cilin u tha se ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar funksionimin e odës dhe për ta liruar atë nga borxhet e grumbulluara që bllokuan funksionimin e saj. Ai u mbështet njëzëri nga delegatët e pranishëm. Në periudhën e ardhshme do të formohen edhe organet e tjera të odës.

Përveç personit të parë të Odës, u zgjodhën edhe delegatët e rinj të Kuvendit, ku ka edhe përfaqësues nga komuna Gostivar, Kërçovë, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë.

Ndër prioritetet e menaxhmentit të ri do të jetë rritja e numrit të anëtarëve, i cili, siç u tha në diskutime, ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit.

Sipas regjistrimit të fundit në odën regjionale të zejtarëve ka 495 anëtarë (345 janë nga Gostivari, 133 nga Kërçova, 10 nga Vrapçishtja dhe 7 nga Mavrovë-Rostusha).

Mandati i kryesisë së re të Odës së zejtarëve do të zgjasë deri në dhjetor 2027. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR