• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lukashenko: Ukraina do të pushojë së ekzistua nëse nuk bie dakord për negociata

Lukashenko: Ukraina do të pushojë së ekzistua nëse nuk bie dakord për negociata

 Minsk, 25 prill 2024 (MIA) - Ukraina së shpejti do të pushojë së ekzistuari nëse nuk pajtohet me negociatat, deklaroi presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko në seancën e Asamblesë Kombëtare të Bjellorusisë.

Ai shtoi se tani është situata më e mirë për të bërë paqe në Ukrainë, sepse nëse Kievi nuk fillon negociatat tani, do ta humbasë shtetësinë e tij. 

Sipas tij, situata në frontin ukrainas për momentin është në qorrsokak dhe janë krijuar kushte për negociata paqësore. 

 Lukashenko vlerësoi se marrëveshjet e arritura në negociatat në Stamboll vitin e kaluar mund të bëhen pikënisje për negociata.

Duke u përqendruar në një pakete tjetër të ndihmës amerikane për Kievin, lideri bjellorus theksoi se ndihma amerikane prej 60 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë është faktori më i rëndësishëm për përshkallëzim. 

"Perëndimi e ka kthyer Kievin në një të varur nga droga, duke e mbajtur atë në një zinxhir të shkurtër me premtime për armë të reja dhe financime", theksoi Lukashenko. 

Sipas tij, forcave të armatosura të Ukrainës u mungon jo vetëm minucione, por edhe  njerëz.

Ai theksoi se ato para SHBA-ja duhet t'i dërgojë në Kiev, sepse është një shans për t'i dobësuar Moskën dhe Minskun.

"Prandaj do të dorëzojnë raketa dhe gjëra të tjera. Por, u mungojnë njerëz. Njerëzit po ikin nga lufta", theksoi lideri bjellorus. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR