• e diel, 22 dhjetor 2024

Lukarevska: Kthimi i rritur i TVSH-së së shpejti do të jetë në seancë kuvendore

Lukarevska: Kthimi i rritur i TVSH-së së shpejti do të jetë në seancë kuvendore

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet për masën “TVSH-ja ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tani janë në procedurë kuvendore, konfirmoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska.

"Me siguri propozimi duhet të vjen në seancë të rregullt, sepse tani po diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën e ditës. Sapo të miratohet ai ndryshim atje, ne do ta përshtatim sistemin dhe në bazë të tij do të kthejmë më shumë te qytetarët", tha Lukarevska në një pyetje në konferencën e sotme për media.

"Nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja Ime”, qytetarët kanë mundësinë që me skanimin e llogarive të tyre fiskale, t'u kthehet  një pjesë e TVSH-së që kanë paguar për blerjen e produkteve. Deri më tani ata marrin rimbursim të TVSH-së çdo tre muaj në shumën maksimale prej 1800 denarë, ndërsa me ndryshimet do të mund të marrin deri në 2100 denarë çdo tre muaj.

Lukarevska saktëson se Ministria e Financave tashmë ka dorëzuar në Odat Ekonomike draft versionin e listës së produkteve luksoze për të cilat duhet të rritet taksa mbi vlerën e shtuar.

"Ministria e Financave do të duhet të publikojë listën në faqen e saj në periudhën e ardhshme. Si bartës të këtyre ndryshimeve, ata kanë obligim të publikojnë listën në të cilën punon edhe DAP-i", theksoi Lukarevska. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR