• e premte, 22 nëntor 2024

Lukaku një muaj para Kampionatit Botëror është rikthyer në stërvitje

Lukaku një muaj para Kampionatit Botëror është rikthyer në stërvitje
Milano, 20 tetor 2022 (MIA) - Sulmuesi i kombëtares belge të futbollit dhe i gjigantit italian Inter, Romelu Lukaku (29), është rikthyer në stërvitje, pasi ishte jashtë fushës që nga fundi i gushtit për shkak të një dëmtimi në kofshë, raportojnë sot mediat italiane.

Lukaku është rikthyer në stërvitje pikërisht një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror në Katar.

Interi shpreson që Lukaku do të mund të paraqitet në skuadër të shtunën për ndeshjen e ligës kundër Fiorentinës ose katër ditë më vonë në duelin kundër Viktoria Pëlzen në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e fundit që Lukaku luajti ishte më 26 gusht në humbjen e Interit nga Lacio (1-3). qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR