• e diel, 22 dhjetor 2024

Luis Enrike theu rekordin e transferimeve braziliane

Luis Enrike theu rekordin  e transferimeve braziliane

 Rio de Zhanejro, 2 shkurt 2024 (MIA) - Botafogo ka nënshkruar me anësorin brazilian Luiz Enrike nga Real Betis i Spanjës për një shumë që është një rekord transferues në futbollin brazilian.

 Botafogo bëri të ditur se marrëveshja përfaqëson dëmshpërblim më të madh për transferim të paguar ndonjëherë nga një klub brazilian, pa saktësuar detaje financiare.

 Megjithatë, mediat spanjolle mbrëmë kanë raportuar se klubi brazilian i Serie A i ka paguar Betisit një dëmshpërblim prej 20 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit Enrike.

 Enrike ka nënshkruar marrëveshje me Botafogon deri në fund të vitit 2028.

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR