• e premte, 05 korrik 2024

Luis Enrike: Nuk ka problem mes meje dhe Mbapes

Luis Enrike: Nuk ka problem mes meje dhe Mbapes

Paris, 18 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Pari Sen Zhermenit, Luis Enrike ka mohuar se i ka prishur raportet me yllin i ekipit, Kilian Mbape. Sulmuesi mbrëmë në ndeshjen kundër Nant është vënë në stol, ndërsa pas hyrjes së tij në lojë, ka realizuar penalti për rezultatin përfundimtar 2:0.

Opinioni vendimin e Luis Enrikës e ka lidhur me lajmin se Mbape do të largohet nga PSZh në fund të sezonit, por strategu tha se shkaku është krejtësisht tjetër.

"Mbape? Kemi raporte të shkëlqyera me të. Nuk ka kurrfarë problemi. Dëshiruam të bëjmë disa rotacione në përbërje. Mirë është që tifozët t'i shohin të gjithë lojtarët që kontribuojnë. Mirë jemi mbrojtjur dhe kemi fituar aq shumë topa", deklaroi trajneri spanjoll pas ndeshjes.

Mbape ka shënuar 31 gola në të gjitha garat nga fillimi i sezonit. bsh/

Foto: Fejsbuk/PSZH

QËNDRONI TË LIDHUR