• e diel, 29 shtator 2024

Luftime të ashpra në pjesën veriore të Gazës

Luftime të ashpra në pjesën veriore të Gazës

Gazë, 12 maj 2024 (MIA) - Ushtarët izraelitë janë përfshirë në luftime të ashpra me palestinezë të armatosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës, publikuan sot mediumet izraelite, njoftoi DPA.

Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi për përleshje të ashpra mes luftarëve të tij dhe forcave izraelite në rajonin Xhabalia, rreth katër kilometra në veri të qytetit Gaza.

Zëdhënësi i armatës izraelite, Daniell Hagari natën paraprake deklaroi se natën paraprake aeroplanë ushtarakë kanë sulmuar caqe në Xhabalia, pasi popullata civile aty u evakuua.

Tajms of Izrael sot ka shkruar se armata ka bërë thirrje që të evakuohen rreth 100 deri 150 mijë palestinezë në rajonin Xhabalia.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë të refugjatëve palestinezë (UNRVA) ka shprehur "brengosje ekstreme" për thirrjet për evakuiim edhe për Xhabalia dhe për qytetin Rafah në jug. bsh/

Foto: MIa arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR