• e hënë, 23 dhjetor 2024

Luftime të ashpra në Gazë, SHBA-ja paralajmëron në “anarki të pasluftës”

Luftime të ashpra në Gazë, SHBA-ja paralajmëron në “anarki të pasluftës”

Rafah, 13 maj 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot u përplas në Rripin e Gazës dhe në Rafah me pjesëtarë të Hamasit, pavarësisht kërkesave të SHBA-së për të mos nisur një invazion në atë qytet të mbipopulluar. Amerika, ka paralajmëruar gjithashtu se territoret palestineze kërcënohen nga anarkia e pasluftës.

Përleshje të ashpra kanë ndodhur edhe në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës së rrethuar, raportojnë agjencitë e huaja.

Ndërkohë, Izraeli po përgatitet të festojë sonte Ditën e pavarësisë, shtatë muaj pas fillimit të luftës me Hamasin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu këtë mëngjes gjatë Ditës së përkujtimit që i paraprin festës së Ditës së pavarësisë, deklaroise lufta e Izraelit për pavarësi nuk ka përfunduar ende dhe vazhdon.

"Ne jemi të vendosur ta fitojmë këtë luftë", tha Netanjahu.

Javën e kaluar, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe aleatin e tij më të ngushtë, SHBA-në, Izraeli dërgoi tanke dhe trupa në pjesën lindore në Rafah, një qytet në kufi me Egjiptin, ku rreth 1.4 milionë palestinezë janë strehuar nga konflikti në pjesë të tjera të Gazës.

Blinkeni të dielën tha se ai nuk kishte parë asnjë plan të besueshëm izraelit për të mbrojtur civilët në Rafah, as një plan për atë që do të ndodhte një ditë pas përfundimit të luftës në Gazë dhe paralajmëroi për rrezikun e mbetjeve të anëtarëve të armatosur të Hamasit dhe një vakum të pasluftës e mbushur me anarki.

Banorët në Rafah sot morën urdhra të reja evakuimi izraelitë përmes telefonit dhe sms porosive.

Në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm, përpjekjet e Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim kanë ngecur. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR