• e mërkurë, 27 nëntor 2024

LSM: Shporta sindikale minimale në maj 49.025 denarë

LSM: Shporta sindikale minimale në maj 49.025 denarë

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Një familje katëranëtarëshe në vend në maj të këtij viti i nevojiteshin 49.025 denarë për ta përmbushur shportën sindikale minimale.

 Prej tyre, siç thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), 19.532,54 denarë ose 44.34 për qind janë nevojitur  për ushqim dhe pije,   13.392,85 gjegjësisht 30.41 për qind për banim,  3.196,9 denarë për higjienë,  3.720,1 denarë për transport, 2.315,759 për veshmbathje,  1.067,86 për kulturë dhe 821,47 denarë për mirëmbajtje shëndetësore, ose gjithsej 44.047,52 denarë.

 "Kur atyre u shtohen 4.977,37 denarë ose 11.3 për qind për shpenzimet e jetesës, gjegjësisht inflacionin, vje deri në 49.024,89 denarë, saktësojnë nga LSM-ja. 

 Theksojnë se paga mesatare e paguar neto për të punësuar në mars të këtij viti është 34.925 denarë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR