• e premte, 05 dhjetor 2025

LSM: Shporta minimale sindikale për muajin korrik arrin 65.328 denarë

LSM: Shporta minimale sindikale për muajin korrik arrin 65.328 denarë

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Vlera e shportës minimale sindikale për amvisëri për muajin korrik të vitit 2025 arrin 65.328 denarë dhe është rritur për 630 denarë në krahasim me muajin e kaluar (qershor 2025) kur ishte 64.698 denarë, kumton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Me një banesë me qira prej 60 metrash katrorë për muajin mars, shtoi LSM-ja, shporta arrin 80.703 denarë.

Vlera e shportës minimale sindikale (SHMS) për ushqim dhe pije, për 63 produktet që i monitoron LSM-ja, për muajin korrik 2025 arrin 23.682 denarë, dhe në krahasim me muajin qershor 2025 (23.167 denarë) është rritur për 515 denarë. 

"Nga të dhënat e Shportës minimale sindikale është evidentuar se pas përfundimit të masave aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale për tre muaj është rritur për 2.637 denarë, gjegjësisht 4,20 për qind, ndërsa për ushqim dhe pije për tre muaj ka pasur një rritje prej 2.202 denarë, ose 10,25 për qind", thonë nga LSM-ja. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s/ printskrin i publikuar nga LSM-ja 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR