• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM: Rritje të të gjitha rrogave për 78 për qind, 60 orë punë në javë është kthim në shekullin 19

LSM: Rritje të të gjitha rrogave për 78 për qind, 60 orë punë në javë është kthim në shekullin 19

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Rritje prej pothuajse 80 për qind të rrogave të politikanëve dhe funksionarëve dhe 60 orët e parapara punë në javë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d ishin në fokus të fjalimeve sindikaliste në protestën e këtij viti të 1 majit organizuar nga Lidhja e sindikatave të lira të Maqedonisë së Veriut (LSM), e cila kërkoi rrogë dinjitoze dhe kushte të drejta për të gjithë.

Protesta e anëtarësisë, e mbështetur nga qytetarët, filloi para selisë së LSM-së, vazhdoi drejt Kuvendit dhe përfundoi para Qeverisë. Deputetët dhe pushtetin ekzekutiv e porositën se "nuk është e njejtë rritja prej 2.000 denarëve në vit dhe e 2.000 denarëve në ditë" dhe se "Punëtorët janë shteti" - siç ishte edhe sllogani në protestën e sotme për Ditën e punës.

null

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski para Qeverisë tha se funksionarët "i rritën rrogat e veta për 78 për qind, ndërsa neve na bindin se 2.000 denarë mjaftojnë për të mbijetuar punëtori i vendit tonë".

"Me dy mijë denarë punëtori nuk mund ta mbijetojë muajin, përderisa disa me 78 për qind e kalojnë muajin në mënyrë komode dhe bukur. Ne, punëtorët, nuk heqim dorë - si për ta, ashtu edhe për ne. le t'i ulin edhe ata rrogat dhe ne nuk do të kërkojmë. Por, qëllimi është të rriten rrogat e të gjithë punëtorëve, sepse shohim se në këhë të këtilla të vështira jetojmë dhe sa janë të nevojshme ato para. Blejnë nëpër shitore dhe na gënjejnë se çmimet janë ulur, por ne jemi çdo ditë atje dhe kjo nuk po ndodhë. I bëj thirrje punëtorit të Maqedonisë së Veriut, pensionistit, popullit, të dalë dhe të bashkohet dhe t'u themi 'jo' këtyre që nuk mendojnë për ne dhe që e shohin vetëm veten", theksoi Dimovski.

null

Ai porositi se nuk e ngrisin zërin e punëtorit vetëm sot, por lufta vazhdon edhe nesër.

"Kemi takime pune ku qartë do të themi për Marrëvehsjen e prëgjithshme kolektive: K-15 për të gjithë, 78 për qind rritje për të gjithë", tha lideri sindikalist.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e jurisprudencës, shoqatave të qytetarëve (AOJSH), Tërpe Dejanovski pyeti se për cilën punë përfaqësuesit e Qeverisë i rritën rrogat për 800 euro në inflacionin më të madh.

null

Ai porositi se punëtorët duhet të jenë të bashkuar dhe unik dhe çdo dotë të dalin në protesta për ta marrë atë që e kërkojnë.

Edhe deputetët i porositi se në vend të të zgjedhur të popullit, "gjithnjë e më shumë janë të zgjehdur jo të popullit" dhe se punëtorët mbajnë mend gjithçka që bëjnë dhe nuk bëjnë për ta.

Kryetari i Sindikatës për ndërtimtari, industri dhe projektim, Ivan Peshevski tha se deputetët nuk duhet të harrojnë se "nga djersa jonë e hanë bukën e tyre dhe i ushqejnë familjet".

Para shtëpisë ligjvënëse ai la një helmetë ndërtimtarie dhe u bëri thirrje deputetëve ata të punojnë 60 orë sepse, siç tha, "ne luftuam për 40".

null

Igor Gerasov nga Sindikata për industri, energjetikë dhe xehtari shtoi se me 60 orët e punës në javë i kthejnë prapa të drejtat të cilat janë fituar që para 150 viteve nga punëtorët amerikanë.

"Në shekullin 19 në ditën e sotme kolegët tanë në Amerikë u organizuan mu për atë, të ulet orari i punës në 40 orë në javë. Nuk do të lejojmë, në shekullin 21, pas 150 viteve, punëtorin e Maqedonisë së Veriut ta kthejnë në shekullin 19. Nëse duhet çdo ditë do të jemi para Qeverisë dhe para Kuvendit", theksoi Gerasov. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR