LSM: Luftë për të drejtat e punëtorëve dhe paga dinjitoze
- Sulmet ndaj Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nuk do ta ndalin sindikatën në kërkesat për paga më të larta dhe përmirësim të standardit jetësor të punëtorëve, tha sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov duke përkujtuar për seancën e nesërme publike të Këshillit, kryesinë dhe bordin mbikëqyrës të LSM-së e cila do të mbahet në orën 12:05 para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë.
- Post By Sara Ademi
- 14:43, 1 prill, 2025

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Sulmet ndaj Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë nuk do ta ndalin sindikatën në kërkesat për paga më të larta dhe përmirësim të standardit jetësor të punëtorëve, tha sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov duke përkujtuar për seancën e nesërme publike të Këshillit, kryesinë dhe bordin mbikëqyrës të LSM-së e cila do të mbahet në orën 12:05 para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë.
"Trajtimi çnjerëzor ndaj përfaqësuesve të sindikatave jo vetëm që shkel Kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni, por ka shkelje edhe të konventave ndërkombëtare të punës dhe për këtë tashmë janë njoftuar Organizata Ndërkombëtare e Punës, Konferedata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Sindikatave të cilat japin mbështetje të plotë për LSM-në", theksoi Trendafilov.
Ai pyet nëse pa të apo pa LSM-në, njerëzit do të jetonin të lumtur dhe të gëzuar. - Jo, tha ai dhe u bëri thirrje zyrtarëve të heqin syzet rozë me të cilat shikojnë zyrat e tyre të shtrenjta dhe luksoze.
Trendafilov tha se LSM është e shqetësuar për gjendjen në të cilën 250.000 punëtorë marrin paga deri në 32.000 denarë, ndërsa 380.000 punëtorë marrin paga nën mesataren në vend. Ai sqaroi se seanca publike është kundër vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale për vetëm 1.800 denarë, të cilën sindikata e konsideron të kundërligjshme dhe të pamjaftueshme. LSM kërkon që paga minimale të jetë 30.000 denarë, në vend të 24.300 të propozuar.
Sipas njoftimeve, Seanca publike prej para LSM-së do të vazhdojë para Kuvendit, ku sindikata do të porosis se nuk mund të ketë rritje të pagave për deputetët pa rritje të pagave për punëtorët. Para Odës Ekonomike, LSM do të theksojë se mbështetja e punëtorëve është nga vlera thelbësore për stabilitetin e ekonomisë. Pjesa përfundimtare e protestës do të jetë para Qeverisë, ku sindikata do të kërkojë të përfshihen punëtorët në vendimet për pagat e tyre. sa/
FOTO: Printskrin