• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM kërkon dorëheqje të tre gjyqtarëve që kanë marrë vendim për marrjen e ndërtesës, paralajmërojnë procedurë edhe para Këshillit gjyqësor

LSM kërkon dorëheqje të tre gjyqtarëve që kanë marrë vendim për marrjen e ndërtesës, paralajmërojnë procedurë edhe para Këshillit gjyqësor

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme, të cilët e kanë marrë aktvendimin për marrjen e pronës së Sindikatës.

Nëse deri të premten nuk japin dorëheqje, siç paralajmëroi sot kryetari i LSM, Sllobodan Trendafilov, nga java e ardhshme do të fillojnë procedurë para Këshillit gjyqësor për shkarkimin e tyre.

"Këto tre persona nga Këshilli i pesë gjyqtarëve, duke përfshirë edhe Elica Kërstevskën dhe Aneta Boshkovskën, të cilët kanë votuar kundër një vendimi i këtillë, e kanë marrë vendimin me bindjen e tyre të lirë pa argumente, me shfrytëzimin e ligjit që nuk është në fuqi", tha Trendafilov në konferecën e sotme për shtyp.

Siç elaboroi Trendafilov, tre gjyqtarët në aktvendimin i referohen ligjit të vitit 1998, i cili nuk është më në fuqi, për shkak se në vitin 2010 është miratuar ligj i ri, në të cilin është theksuar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri nuk është funksional më ligji i vitit 1998.

"Më vjen shumë keq që këta gjyqtarë suprem nuk e dinë se që nga viti 2010 ka një ligj të ri për shoqatat dhe fondacionet në të cilin neni 2 thotë se dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për partitë politike, kishat, bashkësitë fetare, grupet fetare, sindikatat, odat dhe llojet e tjera të shoqatave të përcaktuara me ligje të veçanta", tha Trendafilov.

Сојузот на синдикати на Македонија бараат оставка од судиите Шпенд Деваја, Наке Георгиев, Исамедин Лимани од Врховниот суд кои ја донеле пресудата за одземање на имотот на Синдикатот.   Докол

Siç theksoi, madje edhe në një nen të ligjit të vitit 1998 është theksuar se prona e shoqatave të këtilla e fituar nga para personale u takon shoqatave.

Tre gjyqtarët, theksoi Trendafilov nuk e kanë respektuar as vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1992, në elaborimin e së cikës është pezulluar vendimi për përcaktimin e afatit  për marrjen e mjeteve të organizatave shoqërore dhe politike, ndërsa nuk e kanë respektuar as aktvendimin e Gjykatës Supreme nga 24.11.2024, në të cilën refuzohet kërkesa për marrjen e pronpës së LSM-së

Nga LSM-ja dyshojnë se nën presion politik është marrë vendimi dhe siç thonë e pakta që mund të bëjnë tani gjyqtarët është që të marrin aktvendim të ri, me të cilën do ta përmirësojnë të vjetrën.

Për ngjarjet janë të informuara edhe sindikatat evropiane dhe botërore. "I gjithë lidershipi botëror sindikal do të vijë në Maqedoni pikërsht për zgjedhjet, kur do t'u djeg partive politike dhe kur ata do të duhet të ngrejnë përgjegjësi për këta gjyqtarë", tha Trendafilov.

Paralajmëroi procedurë edhe para Gjykatës ndërkombëtare të drejësisë. mb/

Foto: printskrin     

 

QËNDRONI TË LIDHUR