• e diel, 22 dhjetor 2024

LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Shkup, 7 janar 2023

Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski mbetet peng i Apasievit dhe nën hijen e Gruevskit

Asgjë nuk ka ndryshuar tek Mickoski. Ai e filloi vitin në të njëjtën mënyrë siç e përfundoi dhe ashtu siç e bëri gjatë gjithë vitit të kaluar 2022.

Mickoski nuk ka asnjë qëndrim për ndonjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, ai vetëm ulet anash, i pasigurt për kolltukun e tij në Ndërtesën e bardhë dhe duke u ankuar për zgjedhjet.

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në vitin 2024, Mickoski pret humbjen e 7-të dhe të 8-të radhazi si kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtarësimi në BE me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas është kulmi i patriotizmit dhe përmbushja e një qëllimi strategjik të vendosur që nga pavarësia.

Është tradhti të gënjesh popullin tënd, të bllokosh rrugën evropiane dhe njohja e gjuhës dhe identitetit maqedonas në familjen e madhe të kombeve evropiane.

LSDM – Qendra e komunikimeve me opinionin

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën e tyre integrale.

QËNDRONI TË LIDHUR