• e hënë, 16 dhjetor 2024

LSDM: Mickoski duhet të përgjigjet për marrëveshjet me Gruevskin, nëse i fsheh kërkesat për amnisti

LSDM: Mickoski duhet të përgjigjet për marrëveshjet me Gruevskin, nëse i fsheh kërkesat për amnisti

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - LSDM-ja sot përmes një kumtese kërkoi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski të përgjigjet, siç thonë, për marrëveshjet me ish kryetarin e partisë dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

"A i fsheh në këtë mënyrë Mickoski kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësisë pikërisht nga ai? Për Nikolla Gruevskin nuk do të ketë amnisti dhe do të arrestohet në momentin e njëjtë kur do të hyjë në vend", theksojnë nga LSDM-ja. 

Në kumtesë theksohet se lideri i vërtetë i VMRO-DPMNE-së është Gruvski, e jo Mickoski.

"Por, nuk ka dilemë se Gruevski megjithatë është lideri i vërtetë i DPMNE-së, dhe për këtë Mickoski është aq nervoz. Politika e bllokadës së Mickoskit është vetëm kopie e origjinalit dhe dukshëm se ka struktura në DPMNE të cilat nuk janë të kënaqura nga ai", reagojnë nga partia në pushtet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR