• e hënë, 03 mars 2025

LSDM kërkon dorëheqje të ministres Gordana Dimitrievska Koçoska për ofendimet ndaj deputetes Sllavjanka Petrovska

LSDM kërkon dorëheqje të ministres Gordana Dimitrievska Koçoska për ofendimet ndaj deputetes Sllavjanka Petrovska

Shkup, 28 shkurt 2026 (MIA) - Dorëheqje të ministres së Financave, Gordana Dimitrovska koçoska këruan nga LSDM-ja për shkak të ofendimeve ndaj deputetes Sllavjanka Petrovska  në seancën e djeshme qeveritare në Kuvend.

Në konferencën për shtyp para Ministrisë së Financave, deputetja Jovanka Trençevska theksoi se fjalët e shpehura nga ministrja nuk kanë qenë vetëm ofendim ndaj Petrovskës, por ndaj çdo gruaje dhe njeriut që ndonjëherë është diskriminuar, nënçmuar ose ofenduar.

"Kur një ministre në këtë vend guxon të thotë se një grua nuk mund të flasë për familjen vetëm se nuk ka fëmijë, atëherë kjo nuk është thjesht një fyerje. Është sulm ndaj dinjitetit të të gjithëve ne, është arrogancë, është diskriminim, është çnjerëzore. Koçoska dhe DPMNE, në vend që të kërkojnë falje dhe të pranojnë gabimin, vazhduan sulmet ndaj Sllavjanka Petrovskës. Në vend që të tregonin të paktën pak respekt dhe të kërkonin falje njerëzore, ata vendosën ta sulmojnë edhe më shumë Sllavjankën, duke e akuzuar atë se luante viktimën", theksoi Trençevska.

Nga LSDM-ja theksuan se partia qeveritare dhe minuistrja nuk i kuptojnë vlerat e shoqërisë moderne dhe dhimbjen nga sjellja e këtillë, nuk pranojnë gabim, ikin nga përgjegjësia dhe fajin e kërkojnë tek viktima në vend që tek autori. Gjithashtu, bën vërejtje edhe për sjelljen e nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR