• e martë, 02 korrik 2024

LPFMV: Shkupi pëson disfatë si mysafir

LPFMV: Shkupi pëson disfatë si mysafir

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) – Futbollistët e Rabotniçkit e kanë mposhtur sonte Shkupin me rezultat 3-1 (1-0) në ndeshjen e qytetit me të cilën u kompletua xhiroja e hapjes së sezonit të ri në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut (LPFMV).

Golashënues në triumfin e Rabotniçkit kanë qenë Mazari (minuta e parë), Murati (nga penalltia në minutën e 82-të) dhe Stojanovski (90+6), ndërsa golin e nderit për Shkupin e shënoi Ilieski (62).

Më herët gjatë javës, kampioni në fuqi Struga, si dhe Bregallnica, Tikveshi dhe Brera Strumica njashtu e kanë nisur me fitore në terrenin nikoqir, ndërsa Shkëndija ka shënuar fitoren e vetme si mysafire.

LPFMV, rezultatet – raundi i parë

Brera Strumicë – Vardari 1-0

Bregallnica – Sileksi 2-1

Struga – Gostivari 2-0

Tikveshi – Makedonija Gjorçe Petrov 1-0

Voska – Shkëndija 0-1

Rabotniçki – Shkupi 3-1.

 

QËNDRONI TË LIDHUR