LPFMV: Shkupi një hap më afër titullit
- Post By Fami Bajrami
- 20:55, 16 prill, 2022
Shkup, 16 prill 2022 (MIA)- Skuadrës së Shkupit i duhet edhe një fitore për titull pasi sot ka triumfuar në Manastir kundër Pelisterit (1-0) në kuadër të xhiros së 28-të të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut.
Deri te fitorja e 21-të futbollistët e Shkupit kanë ardhur më golin e Omar Imerit në minutën e 65-të.
Rezultatet e sotme: Boreci – Struga 2-0, Makedonija GjP – Rabotniçki 1-0, Pelisteri – Shkupi 0-1.
Tre ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 28-të të ligës së parë do të luhen nesër mes Bregallnicës – Shkëndijës, Skopje – Tikveshit dhe Renovës – Akademia Pandevit.
Tabela: Shkupi 68, Makedonija GjP 53, Shkëndija 52, Akademia Pandev 52, Renova 38, Bregallnica 38, Rabotniçki 37, Struga 36, Skopje 26, Tikveshi 24, Boreci 18 dhe Pelisteri 10.