• e premte, 05 dhjetor 2025

LPFMV: Bashkimi e fitoi Pelisterin në Manastir

LPFMV: Bashkimi e fitoi Pelisterin në Manastir

Manastir, 23 shtator 2025 (MIA) – Futbollistët e Bashkimit e fituan sot pasdite Pelisterin në terren mysafir në Manastir me rezultat 2-1 në ndeshjen përfundimtare të xhiros së 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV).

Futbollisti boshnjak Haxhiq me dy gola në minutën e 8 dhe 19 i solli epërsi klubit nga Kumanova, ndërsa Spirovski e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 65-të, pasi paraprakisht Pelisteri nuk realizoi penallti përmes Ristevskit në minutën e 55-të. 

Me fitoren e sotme, Bashkimi u ngjit në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Pelisteri e shënoi humbjen e katërt radhazi. 

LPFMV: xhiroja e 7-të

Pelisteri – Bashkimi 1-2

AP Brera – Arsimi 2-1 (e hënë)

Sileksi – Struga 1-3 (e hënë)

Vardari – Rabotniçki 3-1 (e diel)

Shkëndija – Tikveshi 1-0 (e diel)

Shkupi – Maqedonia GJP 0-2 (e shtunë)

Tabela: Struga 19, Vardari 19, Sileksi 15, Shkëndija 14 (-1), Bashkimi 13, Maqedonia GJP 9, AP Brera 8, Pelisteri 6, Arsimi 6, Tikveshi 5, Rabotniçki 4, Shkupi 0. fc/

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR